Categories Lajme

Dhunonin femra dhe grabisnin shtëpi, arrestohet 31-vjeçari i rrezikshëm në Greqi. Pjesë e bandës së “Eskos”

Një tjetër anëtar i organizatës kriminale shqiptare që vepronte me “seli” dhe bazë në Politeknikun Zografou të Athinës është arrestuar.

Ai është 31-vjeçari Ermir Meta, me origjinë nga Çorovoda, i cili u arrestua sapo u paraqit në Prokurori për t’u interesuar nëse mbi të rëndonte ndonjë vepër penale.

Mediat greke shkruajnë se mbi të rezultonin dy urdhër arreste për pjesëmarrje në bandën e Kampusit të udhëhequr nga famëkeqi “Esko”, një tjetër shtetas shqiptar.

Ermir Meta dhe grupi ku bënte pjesë akuzohen se kanë kryer grabitje mizore si dhe për trafik droge.

Ai ka qenë edhe pjesëtar i bandës së vjetër të grabitësve me kallashnikovë që hynin nëpër shtëpi në periferi të Jugut dhe dhunonin femra, ndërsa së fundmi në një intervistë për një televizion pohoi se nuk kishte lidhje me atë që akuzohej.

Përkundrazi, nga hetimet e policisë u zbulua jo vetëm pjesëmarrja e tij në grupin kriminal, por u provua se ai ishte një nga personat që banonte në rezidencat studentore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME