Categories Lajme

Dhunonte dhe përndiqte ish-bashkëjetuesen, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, policia jep detajet

Policia e Tiranës ka arrestuar këtë të premte 6 persona, për vepra të ndryshme penale.

Konkretisht: Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin L. S., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të automjetit dhe të banesës, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan po ashtu shtetasin F. B., 25 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë dhe ka përndjekur ish-bashkëjetuesen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin V. M., 61 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tyre të mitur.

Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. M., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lavazhin ku ai punon ka dëmtuar një automjet. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 27-vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin M. L., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin A. K., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME