Te henen, lideri i demokerateve, Lulzim Basha takoi aleatët, ku ishte edhe nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, ndërsa mungoi kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, pasi ndodhet jashtë vendit, Vasili ka shuar sot zërat për përçarje mes opozitës.
Sipas tij, Lëvizja Socialiste për Integrim është e vendosur për të çuar aksionin opozitar deri në fund.
Nënkryetari i LSI-së tha sot se ka një dakordësi të plotë për platformën që zgjidh krizën.
“Opozita e bashkuar do të intensifikojë aksionin shumëplanësh. Kriza shumë e rëndë kushtetuese, politike dhe e përfaqësimit. Dakordësi e plotë për platformë që zgjidh krizën. Opozita e bashkuar e vetmja garanci për daljen nga kriza. Opozita kërkon hapjen e negociatave jo demagogjinë e radhës. Opozita e vendosur për të çuar deri në fund aksionin e saj. Edi Rama është gjeneruesi e shkaku i k rizës dhe jo zgjidhja. Edi Rama i interesuar vetëm që integrimi të d ështojë. Mazhorancës i intereson k riza si alibi për g rabitjen me koncesione”, u shpreh ai.