Categories Lajme

Kush është shqiptari që u nd alua në Portin e Durrësit?

Policia e Durrësit ka zbuluar 11 kg heroinë në makinën e një shqiptari që banonte në Zvicër. Gazeta Mapo mëson se bëhet fjalë për Agim Sylejmanin, 55 vjeç. Dyshohet se Agim Sylejmani ka bashkëpunuar edhe me persona të tjerë, të cilët i kanë fshehur heroinën në pjesën e bagazhit, aty ku mbahet goma rezervë.

Sasia e drogës u zbulua pas një kontrolli të imtësishëm të policisë dhe qenit antidrogë.  Hetimet po vijojnë nga Policia e Durrësit, por edhe nga ekspertë të Policisë së Shtetit, pasi dyshohet se pas Agim Sylejmanit qëndron pas një grup kriminal.

“Në mjetin tip Opel me drejtues Agim Sylejmanin shërbimet e Policisë Kufitare duke përdorur edhe qenin antidrogë kanë konstatuar se në brendësi të automjetit kishte lëndë narkotike. Gjatë kontrollit të imtësishsëm të automjetit në gomën rezervë dhe në brendësi të vendit ku ajo vendoset, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 25 pako me lëndë narkotike, me peshë 11 kg, e dyshuar Heroinë”, – tha policia.

Pritet marrja në pyetje e Agim Sulejmanit, pasi deri më tani 55-vjeçari nuk ka folur për policinë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME