Categories Lajme

Shahini flet me gjuhën e shifrave: 480 mijë nxënës u ulën në bankat e shkollës, 220 mijë përfituan libra falas

Ministrja Arsimit Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka folur me gjuhën e shifrave sa përket sezonit të ri shkollor. Gjatë konferencës, të zhvilluar mesditën e sotme, Shahini ka deklaruar se këtë vit shkollor kanë përfituar libra falas rreth 220 mijë nxënës në rang vendi, e ndërsa theksoi se në bankat e shkollës janë ulur 480 mijë nxënës, përfshirë këtu edhe arsimin profesional.

“Libra falas është rreth 220 mijë. Klasa e parë dhe fletore pune do i zëvnedësojmë nga viti në vi. Kemi parë nga vitet e kaluara që fletoret e punës nuk mund të zëvendësohen, që t’i përdorim në vitet në viijm. Reth 85% e librave të përdorura vjet do të përdoren edhe sivjet. E di shumë mirë, që nëse tregojnë kujdes me librat që marim, mund t’i përfshijnë më nismën e librave falas edhe klasën e 5-6. Të gjithë nxënësit e parauniversitar punojnë me kurrikula të reja që kanë lidhje më të mirë me lëndët e tjera. Tekstet, një pjesë e së cilës janë adoptuar një autorët e huaj dhe të adaptuar me realitetin Shqiptar. Parashkollori Shqipëria lider në rajon. Në total sivjet regjistrimet janë 455 mijë nxënës nga klasa 1-12. 480mijë nxënës përfshirë edhe me nxënësit e arsimit profesional”, tha Shahini.

Ajo është ndalur që të komentojë edhe fenomenin e uljes së numrit të nxënësve nga viti në vit, ku sipas Shahinit nuk ndodh vetëm në Shqipëri dhe si kundërpërgjigje ka sjellë shifra, ku evidentohet se numri i nxënësve që zgjedhin të ndjekin gjimnazin është më i lartë. Për referencë, ka bërë një krahasim me shifrat gjatë qeverisjes së Berishës, ku sipas Shahinit 4000 mijë nxënës nga sistemi 9-vjeçar nuk kanë vazhduar gjimnazin ndërsa sot 1300. Për Shahinin, ky është një tregues se politikat e Arsimit kanë funksionuar.

“Rënia e numrit të nxënësve në shkolla, jo ekskluzivitet i Shqipërisë. Nga viti në vit rreth 10 mijë nxënës më pak në Shqipëri, trendi i rënies së nxënësve në pauniversitet, nga 1992 deri sot. Braktisja e shkollës ka rënë në mënyrë drastike dhe tërheqja e nxënësve nga 9-vjeçari në gjimnaz është më i lartë. 4000 mijë nxënës nuk kanë vazhduar gjimnazin, në kohën e Berishës, ndërsa sot 1300 falë politika tona. Vendi sot ka 1000 mësues ndihmës”, përfundoi ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME