Categories Lifestyle

Diabeti i tipit 2: Nutricionistja tregon ushqimet që duhet shmangur

Simptomat e diabetit të tipit 2 përfshijnë dhimbje koke dhe uri të vazhdueshme.

Kjo ndez një numër të simptomave të zbehta, si dhe rritjen e sulmit të zemrës dhe rrezikut të goditjes së sulmit në tru, transmeton lajmi.net.

Ndryshimi i dietës tuaj mund të ulë shanset tuaj për të zhvilluar gjendjen e zakonshme.

Nutricionistja Joy Bauer zbuloi se cilat ushqime mund të shkaktojnë nxitje të diabetit të tipit 2.

Në blogun e saj, ajo shpjegoi ushqimet më të këqija për pacientët me këtë lloj diabeti:

  1. Ëmbëlsirat Pacientët këshillohen që të shmangin ushqimet me sheqer në favor të produkteve të papërpunuara.

Joy shpjegoi: “Jo vetëm që ushqimet të larta në sheqer, si karamelet, biskotat dhe pijet e gazuara, nuk kanë vlerë ushqyese, por këto karbohidrate me cilësi të ulët gjithashtu shkaktojnë një rritje dramatike në nivelet e sheqerit në gjak dhe mund të kontribuojnë në shtimin e peshës dhe përkeqësimin e diabetit”.

  1. Xhevrekët Disa persona mendojnë se xhevrekët janë më të shëndetshme sesa biskotat apo ëmbëlsirat.

Por, këto ushqime mund të rrisin rrezikun e diabetit tuaj, për shkak se janë të ngarkuara me kripë, yndyrë dhe karbohidrate të rafinuara.

  1. Proshuta Mishrat e përpunuara shpesh përmbajnë shumë yndyra të ngopura dhe kripë.

Nutricionistja rekomandon shmangien e këtyre në favor të mishit të shpendëve ose peshkut.

  1. Qumështi me yndyrë Qumështi i yndyrshëm dhe produktet e tjera të qumështit të mbushura me yndyrë mund të përkeqësojnë simptomat e diabetit.

Kjo është për shkak se ata mund të përkeqësojnë rezistencën e insulinës, duke e bërë të vështirë që trupi të rregullojë nivelet e glukozës në gjak.

  1. Buka e bardhë Karbohidratet e thjeshta përbëhen nga vetëm një ose dy molekula të sheqerit, kështu që nuk duhet shumë për trupin tuaj që t’i thithë ato. Për këtë arsye, produktet si buka e bardhë ngrit sheqerin në gjak më shpejtë. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME