Categories Lajme

Keshilli i bashkisë së Vlorës miratoi buxhetin me shifren e 22 miliard

Keshilli i bashkisë së Vlorës miratoi me 27 vota pro dhe shtatë kundër projekt buxhetin e bashkisë për vitin 2019. Vlera e buxhetit kap shifren e 22 miliard lekë të vjetra, ndërkohë që miratimi nuk ka kaluar pa debate, ku këshilltarët e djathtë e kanë votuar kundër. Në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak është miratuar buxheti i vitit 2019-të. I shoqëruar jo me pak diskutime. Kreu I Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka përmbledhur sektorët në të cilët do të investohet buxheti dhe prioritetet gjatë vitit 2019-të.

Dritan Leli: “Investimet në infrastrukturë do të jënë një sektor I rëndësishëm, por jo i vetmi. Buxheti i këtij viti është parashikuar rreth 22 MILIARD lekë nga të cilat 18 miliard nga të ardhurat e vetë Bashkisë.” Sipas kreut të Bashkisë së Vlorës, ndër investimet madhore janë parashikuar Ujësjellësi I fshtrave Dukat, Jonufër, Tragjas, Radhime një investim në vlerën e 4.5 mln euro, nga të cilat 10% do të paguhen nga buxheti I bashkisë, vijoi Leli

“Rikualifikimi banesave në krahë të lungomares, do të jetë një tjetër prioritet, bashkangjitur rehabilitimin e një sërë blloqeve të banimit dhe riasfaltimit të rrugëve rurale. Po ashtu 120 mln lekë do të investohen në rikualifikimet e qëndrave të fshatrave Mifol, Bestrovë e Llakatund.” Sipas Kryebashkiakut të Vlorës, investimet janë rritur në masën e 17.7 % krahasuar me vitin e kaluar, duke ju bashkangjitur investimeve në proces sikurse ai i bulevardit Vlorë Skelë, qëndrën histrorike apo aksin lidhës mes tregun të madh dhe pyllit të Sodës.

Por pavarsisht këtij fakti, këshilltarët e djathtë e kanë cilësuar projekt buxhetin si më të dobetin për këto katër vitët e fundit duke konfirmuar se nuk ka asnje ndryshim krahasuar me një vit më parë. Sipas këshilltarëve të djathtë ka ende probleme, referuar faktit se vitin e shkuar të ardhurat e bashkisë ishin vetëm 7 miliardë leke, pra ka një deficit mjaft të madh. Debate pati edhe për shumën e akorduar për klubin e futbollit Orikumi, kur klubi i Flamurtarit është në administrim privat. Në fund është kaluar në votim, ndërsa është miratuar me 27 vota pro dhe 7 kunder./E.H VloraNews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME