Categories Lajme

Dialogu Kosovë-Serbi/ Numri 2 i NATO-s – Bushatit: Përdorni influencën tuaj në këtë proces

Zv.Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller  ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë.

Gjatë një konference të përbashkët për mediat me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ajo tha se e vlerëson kontributin e Shqipërisë në NATO, duke u shprehur se në këtë dekadë është treguar se Shqipëria brenda NATO-s na bën më të sigurtë.

Gottemoeller u shpreh edhe për situatën në rajon duke thënë se NATO ka përforcuar angazhimin praktik të mëtejshëm në Ballkanin Perëndimor.

“NATO mbështet dialogun e suportuar nga BE midis Prishtinës dhe Beogradit, si e vetmja mënyrë për paqe dhe stabilitet në rajon. Mbështetemi tek Shqipëria që të vazhdojë të përdorë influencën e saj në këtë process. Nga ana tjetër Beogradi dhe Prishtina duhet të tregojnë qetësi dhe vetëpërmbajtje”, –  tha zyrtarja e NATO-s.

10 vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO përkon me 70 vjetorin e themelimit të kësaj aleance dhe Gottemoeller tha se e mirëpret me kënaqësi Shqipërinë në këtë kremtim.

Nga ana e tij, Bushati u shpreh se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është arritja më e madhe pas shembjes së komunizmit dhe kjo është arsyeja që ne përpiqemi të prodhojmë stabilitet në rajon dhe më gjerë.

 “Ne e vlerësojmë këtë arritje edhe duke zbatuar angazhimet në praktikë dhe nga ana tjetër duke u përpjekur për të projektuar dhe rezonuar më shumë stabilitet demokratik në Ballkanin Perëndimor dhe në Europën Juglindore”, -theksoi ai.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme tha se, Shqipëria ka një rritje në shpenzimet për buxhetin e mbrojtjes, sikundër – bëri të ditur ai – do të vijojë që të japë kontributin e saj nëpër misionet dhe operacionet që drejtohen nga NATO.

Dy zyrtarët shkëmbyen edhe pikëpamje rreth situatës së sigurisë në rajon. Ministri Bushati vlerësoi rolin e KFOR-it në Kosovë, duke e konsideruar një spirancë stabiliteti për Kosovën dhe më gjerë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME