Categories Lajme

Dialogu për Teatrin që para 20 vitesh…

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, deklaroi sot se “Kadri Roshi shprehej se po realizohej ëndrra e tij. E kanë thënë dhe Violeta Manushi, Robert Ndrenika. Sepse dialogu për teatrin ju e dini edhe më mirë, ka filluar këtu e 20 vjet më parë, dialog i gjatë që është kërkuar tërësisht nga artistët, aktorët e teatrit duke bërë diferencën edhe këtu në parlament se çfarë do të thotë artist dhe çdo të thotë aktor sot është kthyer tërësisht në një temë kryesisht politike”.

Në fjalën e saj në Kuvend, Margariti tha se “një kacavjerri xhamash nga politika për ta kthyer atë në një debat i cili i  përket është një skemë tejet e turpshme, sepse të lidhësh artistët, të lidhësh kulturën me politikën unë e konsideroj të turpshme”. Ministrja u shpreh se “askush nuk mund ta mohoj se janë zhvilluar shumë e shumë takime me artistët askush nuk mund të mohojë se dialogu dhe debate ka qenë i gjatë, askush nuk mund të mohojë se radhët e atyre artistëve të cilët gjithmonë gjenin përgjigje në dialogun e krijuar janë larguar dhe janë zënë me persona të cilët janë thjesht politikanë”.

Sipas saj, këtë nuk mund ta mohojmë që në këto 20 vite gjithmonë e më tepër ata që kanë shprehur programin e tyre mbi teatrin sot vetëm për faktin që janë vendosur në një pozitë tjetër për politikën kjo quhet jo e denjë. Ministrja u shpreh më tej se “të merresh sot me ata të cilët e kanë marrë këtë si një kauzë për të përmbushur ëndrrën e tyre rikthimin në të njëjtat karrige të cilat i kanë pasur dhe po në të njëjtën ministri që unë sot drejtoj dhe kur kanë pasur mundësinë e tyre për t’u shprehur për teatrin e 2004-2007 kanë vlerësuar se ishte një teatër pa vlera dhe si e tillë nuk duhej të futej në listën e monumenteve, kurse sot vënë kujën që kanë vlera të tilla”.

“Godinës i janë vënë vetëm arna, jo dinjitet kush përplas sot emra të shquar arkitektësh italianë që kishin tjetër ide për Teatrin sepse lufta i dha qasje tjetër. Artistët kanë nevojë  jo për një godinë me arna. Ata që përdorin emrat e familjes time, është e turpshme sepse janë kolegë të mi arkitektë. Të vetmit arkitektë që kanë vendosur dorë në Teatër kanë qenë lagështia dhe arnet. Teatrin e ri do e kenë. Por llum do hidhet siç u hodh tek Teatri i Operës dhe Baleti”, – tha Margariti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Korrik 2026

Dashi Dite e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tjetërsimi i pronave! 12 masa sigurie për zyrtarë, ish-zyrtarë dhe përfitues në Kadastrën e Durrësit

Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Durrësit ka goditur Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U paraqit vetë në spital me plagë thike, zbardhet identiteti i të riut në Shëngjin

Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë këtë mesditë. Ngjarja ka ndodhur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia e Beratit ekzekuton 11 masa sigurie, sekuestrohen miliona lekë dhe mijëra euro, ushtrohej aktivitet i këmbimit valutor pa licencën përkatëse

Policia e Beratit ka ekzekutuar 11 masa sigurie në kuadër të një operacioni të zhvilluar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat \ Krimi tronditës në Shkodër/ Burri vret me çifte gruan

Pamjet që shihni tregojnë vendin ku ndodhi krimi tronditës sot në Shkodër, ku një 62-vjeçar…

LEXO ME SHUME