Categories Lajme

E quajti Robert Ndrenikën ‘Leckë e posshtëruar’, Agron Llakaj i kthehet Mark Markut

Profesori i gazetarisë, Mark Marku ka sul.muar aktorin e madh Robert Ndrenika. Ai e ka quajtur aktorin një “leckë të poshtëruar në prag të pleqërisë”. Ndaj kësaj deklarate ke reaguar edhe aktori Agron Llakaj në emisionin e tij ‘Fake off’ duke thënë se Robert Ndrenika është një ikonë dhe se përpara tij nuk vlejnë as 100 teatro sepse arti i tij ngre në këmbë 100 të tillë.

Sakaq, Agron Llakaj ka ironizuar Markun me një thënje “Rakia të merr mend 2 ose 3 orë, ja një ditë dhe ti kthen prap, por po ta mori Perëndia mendjen ku do vesh”. “Unë nuk e njoh personalisht por, kam të drejtën time dhe kjo është e drejta ime të respektoj liritë e çdokujt pa cënuar lirinë time.

Vjen një moment kur thonë se Perëndia të merr mendtë. Se i tha shiko se është dehur është bërë tap, rakia të merr mend 2 ose 3 orë ja një ditë dhe ti kthen prap, por po ta mori Perëndia mendjen ku do vesh. Del një farë profesor Mark Marku i thonë këtij, trim mbi trima e Gjergj Elez Alia dhe ky na paska sharë dhe fyer Nderin e Kombit Robert Ndrenikën duke thënë se është një leckë i poshtëruar.

Meqë është dhe profesor gazetarie, unë do ta këshilloja shumë, miqësisht fol si të duash, bëj si të duash, por për të madhin Robert Ndrenika që është ikonë, nuk vlejnë 100 teatro të prishen, sepse arti dhe talenti i Robert Ndrenikës i ngrenë 100 teatro në këmbë” është shprehur Agron Llakaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Korrik 2026

Dashi Dite e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tjetërsimi i pronave! 12 masa sigurie për zyrtarë, ish-zyrtarë dhe përfitues në Kadastrën e Durrësit

Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Durrësit ka goditur Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U paraqit vetë në spital me plagë thike, zbardhet identiteti i të riut në Shëngjin

Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë këtë mesditë. Ngjarja ka ndodhur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia e Beratit ekzekuton 11 masa sigurie, sekuestrohen miliona lekë dhe mijëra euro, ushtrohej aktivitet i këmbimit valutor pa licencën përkatëse

Policia e Beratit ka ekzekutuar 11 masa sigurie në kuadër të një operacioni të zhvilluar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat \ Krimi tronditës në Shkodër/ Burri vret me çifte gruan

Pamjet që shihni tregojnë vendin ku ndodhi krimi tronditës sot në Shkodër, ku një 62-vjeçar…

LEXO ME SHUME