Categories Sport

Dibala u inatos kur u zëvendësua, Sarri: Sinqerisht as nuk më intereson fare!

Jo gjithçka ka shkuar mirë për Juventusin në ndeshjen ndaj Romës. Përtej shqetësimit për dëmtimin e Demiral, ka shpërthyer çështja e Dibala, i cili ishte shumë i pakënaqur në momentin e zëvendësimit dhe e tregoi qartësisht këtë duke shprehur diçka nëpër dhëmbë kundër trajnerit.

Tekniku është pyetur rreth këtij episodi dhe ai ka deklaruar hapur se nuk më e shqetësonte një sjellje si kjo.

“Sinqerisht as nuk më intereson fare!

Ndeshja po më thoshte gjëra të tjera dhe kam bërë gjëra të tjera. Paulo po paraqitet mirë, nëse inatoset dhe pastaj përgjigjet në fushë, për mua është gjithçka mirë.

Janë gjëra që hyjnë në normalitet, nuk kam parë asnjë të dalë i kënaqur, përveç rastit kur është minuta e 90 e ka shënuar tre gola”, tha Sarri.

Megjithatë, në Torino nuk e shohin me sy të mirë këtë situatë pasi brenda një kohe të shkurtër Sarri ka bërë të pakënaqur Ronaldo e Dibala, që mund të sjellë probleme në momentet vendimtare të sezonit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME