Categories Lajme

Dibër, Dy të arrestuar, dyshohen për dhunë në familje dhe aksident

Policia e Dibrës ka vënë në pranga dy persona të cilët dyshohen për vepra të ndryshme penale.

Një 47 vjeçar është arrestuar pasi ka përplasur me makinë një shtetase të mitur në Maqellarë. Ndërsa një 35 vjeçar është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj babait të tij.

Njoftimi i policisë: Dibër/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale dhe procedohet penalisht një tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër arrestuan shtetasin M.K., 35 vjeç, banues në Dibër, pasi në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj babait të tij.

Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan shtetasin D.M., 47 vjeç, banues në Bulqizë, pasi duke drejtuar automjetin e tij në afërsi të një marketi në Maqellarë, ka asksidentuar jashtë rrezikut për jetën një shtetase të mitur (këmbësore).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Postës së Policisë Maqellarë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal ndaj shtetasit Xh.K., 16 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur me grushta një 15-vjeçar.

Në banesën e shtetasit E.M., 31 vjeç, në fshatin Melan, janë vjedhur një shumë parash dhe disa bizhuteri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME