Categories Lajme

Dibër, inxhinieri dhe dy punëtorë dyshohet se janë bllokuar brenda minierës

Një inxhinier dhe dy punëtorë miniere kanë humbur kontaktet me familjarët e tyre pasditen e sotme.

Policia njofton se rreth orës 18:15, shtetasi S. H., ka telefonuar policinë se vëllai i tij shtetasi I.H., rreth 62 vjeç me detyrë inxhinier miniere, së bashku me dy punëtorë kanë humbur kontaktet me familjen.

Policia thotë se nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se personat mund të kenë mbetur të izoluar brenda në galeri, pasi sendet personale, rrobat dhe telefonat, ndodhen në dhomën e ndërrimit.

Njoftimi: Me datë 28.10.2020, rreth orës 18:15, shtetasi S. H., ka telefonuar Sallën Operative në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, se vëllai i tij shtetasi I.H., rreth 62 vjeç me detyrë inxhinier miniere, së bashku me dy punëtorë, të cilët punonin në minierën “Balgjaj”, Selishtë, Dibër, kanë humbur kontaktet me familjen.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se personat mund të kenë mbetur të izoluar brenda në galeri, pasi sendet personale, rrobat dhe telefonat, ndodhen në dhomën e ndërrimit.

Janë njoftuar grupet e avari shpëtimit në miniera,  për të bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e tre shtetasve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME