Categories Lajme

Fëmijët i ikën në Siri, flet babai nga Rëmenji

Demir Dervishllari nga fshati Rëmenj ka humbur djalin e nipin në të ashtuquajturin shteti islamik.

Ai është shprehur se nuk e dinte ku kishte shkuar i biri pasi ishte një tip i mbyllur dhe nuk shprehej me të atin.
Ndërsa ka theksuar se nuk ka bërë dhe nuk do të bëjë kërkesë për rikthimin e djalit të madh, dhe nuses të djalit te vogël, pasi ata kanë shkuar me dëshirë dhe nuk i ka dërguar shteti.

“Andej fillimisht ka ikur djali që unë e dija në Francë . ka qenë shumë i fshehur me mua nuk më ka treguar asgjë. pastaj iku nusja dhe djali i madh. Djali vdiq në 2014 ndërsa më pas më ka ardhur një mesazh që ka shpërthyer një bombë dhe është plagosur nusja, e ka humbur jetën nipi i vogël.

Ai tregon se deri më tani nuk ka bërë asnjë kërkesë për riatdhesimin e familjarëve të tij, ndërsa thotë se shpreson se do i shoh sërish.

|Nuk kam bërë e nuk do ta bëj. Se këta që ikën andej nuk i dërgoi shteti. Ikën vete. Shteti mban përgjegjësi për trupat paqeruajtëse që nis ve. Unë do pres sa të kem frymë. Por shteti nëse do të kishte mëshirë do kishte vepruar më shpejt. Siç bëri Kosova.”

Në bashkinë e Pogradecit, fshati Leshnicë dhe Rëmenj janë dy nga zonat më të prekura nga ikjet e të rinjve drejt Sirisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME