Categories Lajme

Dibër/ Nga ndërtimet pa leje tek prerjet e paligjshme të pyjeve, merren nën hetim katër persona

Katër persona janë proceduar penalisht në Dibër, pasi dyshohen për prerje të paligjshme të pyjeve dhe ndërtim pa leje.

Mësohet se shtetasit me iniciale A.C., 36 vjeç dhe P.Gj., 32 vjeç janë kapur teksa transmetonin me automjetin e tyre dru zjarri të cilat i kishin prerë në kundërshtim me ligin.

Ndërsa dy shtetasit tjerë, V.I., 65 vjeç; B.T., 64 vjeç janë kapur duke kryer punime në ndërtim pa leje.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, prioritet parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit.

Si rezultat i punës në terren, konstatohen dhe goditen 2 raste të prerjes së kundërligjshme të pyjeve dhe 2 raste të ndërtimit pa leje.

Procedohen penalisht 4 shtetas.

Në zbatim të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për vigjilencë të shtuar dhe për angazhim në terren, me fokus parandalimin dhe goditjen e krimeve ndaj mjedisit, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe të komisariateve në varësi, kanë intensifikuar kontrollet dhe si rezultat kanë evidentuar dhe goditur 4 raste të tyre.

Për këto raste u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

A.C., 36 vjeç, banues në Zall-Bastar;  P.Gj., 32 vjeç, banues në Bulqizë, pasi u kapën teksa transportonin me automjetet e tyre, dru për zjarr, të cilët ishin prerë në kundërshtim me ligjin. Sasia e druve dhe automjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu nisi procedimi penal për shtetasit V.I., 65 vjeç; B.T., 64 vjeç, banues në Dibër, pasi u konstatuan duke kryer punime për ndërtimin e dy objekteve, pa u pajisur me lejen e organeve përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, apelon për të gjithë qytetarët që të mos implikohen në veprimtari të kundërligjshme në dëm të mjedisit, pasi kontrollet vijojnë në mënyrë të pandërprerë, dhe çdo tentativë do të konstatohet dhe do të goditet me forcën e ligjit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME