Categories Lajme

Dibër, Vihet në pranga Administratori i një fabrike kromi për “Ndotje të ujërave”

DVP Dibër, Vijon zbatimi i masave për evidentimin dhe g oditjen e krimeve mjedisore. Vihet në pranga Administratori i një fabrike kromi për “Ndotje të ujërave”, në Martanesh të Bulqizës.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ndotja e ujërave” shtetasin B. L., 60 vjeç, banues në Burrel, pasi gjatë përpunimit të kromit në firmën që ai administron zonën e re në Batër, Martanesh, është konstatuar se derdhjen e ujërave të ndotura dhe inerteve të mbetura nga procesi i përpunimit të kromit i hidhte në përroin e Batrës në Martanesh, duke shkaktuar ndotjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Drejtoria e Policisë Dibër apelon për të gjithë qytetarët që të mos tentojnë të kryejnë krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ajërit, ndotje të ujërave apo çdolloj krimi tjetër, pasi do të përballen me forcën e ligjit.

DVP Dibër fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 2 Tetor 2026

Dashi Mos e humbni kohen me gjera te kota sot juve qe jeni ne një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Manatia e Lezhës në flakë, zjarrfikësit në mbrojtje të banesave! Ndërhyrje nga ajri me helikopter

Një zjarr masiv ka prekur që prej mbrëmjes së djeshme zonën malore në Manati, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U ndalua për ngacmim të të miturave, ky është këngëtari fierak që u vu në pranga

Në foto është këngëtari fierak E.Xhaferi, i cili është ndaluar nga Policia e Fierit pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngritën ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 3 vietnameze dhe 2 kineze!

Policia ka arrestuar 3 vietnameze dhe 2 kineze që ushtronin prostitucion në banesa me qira…

LEXO ME SHUME