Categories Lajme

“Kjo bahçja me 100 rrënjë…”,dalin përgjimet e ish-shefit të Sektorit kundër Krimit në Vlorë

Ish-shefi i Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, Gjergji Kohila, është dënuar me 8 vite bu rg. Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e shpalli atë fajtor për përfshirjen në trafikun e l ëndëve na rkotike në kuadër të grupit të strukturuar kr iminal të Habilajve në Vlorë. SPAK kërkoi më 1 nëntor të këtij viti dënimin me 12 vite burg të Kohilës, por për shkak se përfitoi gjykim të shkurtuar, ky dënim u ul në 8 vite.

Nga përgjimet e lexuara gjatë procesit gjyqësor në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, më 10 shtator të vitit 2019, ishte edhe një bisedë telefonike midis Kohilës dhe anëtarëve të grupit të Habilajve. Gjyqi ndaj tij u zhvillua në mungesë, pasi Kohila është ende në arrati.

I pandehuri tjetër i çështjes, Sokol Bode, po gjykohet në një proces të veçuar, për shkak se gjyqi ndaj tij zhvillohet me procedurë të zakonshme.

PËRGJIMET ,Mesazhet e shkëmbyera ndërmjet komunikuesve “Agushi” dhe “Fiati” (ky i fundit përdorej nga Gjergj Kohila) tregojnë dhënien e informacioneve nga ky i fundit për h etimet e kryera, konkretisht: Agushi: “O vëlla si je? Ça bëhet? Po lëviz, vëllai, nëpër Vlorë, po thjesht me familjen, s’bëj asgjë, të dal normalisht vëlla… se janë hap llafe, janë prerë ca urdhër-arreste, për mua, atë kushëririn tim, e ca çuna të tjerë… apo llafe Vlore?”.

Fiati: “Unë s’di gjë vëlla. Por duhet të ketë prova që të priten urdhra arresti. Ju kanë kapur gjë!? Po s’ka prova, s’ka urdhër arresti. Njerëzit ju dinë në burg. Po me këto intriga që bëre ti me atë timin, çuditen kur ju shohin jashtë”.

Agushi: “Ça intrigash bëra unë, o vëlla?! Vetëm unë s’bëj intriga. Të përshëndeta që parë, s’më pe. Mua ma bënë intrigën, më morën në qafë, po varja o vëlla, po të jetë ndonjë gjë, më thuaj të ndërhyj. Në Tiranë kam njerëz. Po çne na dinë në burg ne, ça kemi bërë apo baçja jonë, ne përballë i kishim, dhe është me 100 mijë rrënjë, nuk i shikojnë, kjo jona dukej! Hahhahaha”.

Fiati: “Hahahahaha”.

Agushi: “O vëlla, të rri vëllai i qetë në shtëpi, se vetëm te llafi jot kam besim”.

Fiati: “Rri o vëlla. Unë kam sjellë atë timin në punë. Po nuk është se dukej baçja. Dukeshit ju më shumë se baçja. Sikur kishit 200 mijë”. Agushi: “Ok, vëlla, ore të pyes ty unë, pa atë se pyes më unë, varja iku ajo, rëndësi ka të jemi të qetë tani, vëlla”./Panorama

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 2 Tetor 2026

Dashi Mos e humbni kohen me gjera te kota sot juve qe jeni ne një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Manatia e Lezhës në flakë, zjarrfikësit në mbrojtje të banesave! Ndërhyrje nga ajri me helikopter

Një zjarr masiv ka prekur që prej mbrëmjes së djeshme zonën malore në Manati, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U ndalua për ngacmim të të miturave, ky është këngëtari fierak që u vu në pranga

Në foto është këngëtari fierak E.Xhaferi, i cili është ndaluar nga Policia e Fierit pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngritën ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 3 vietnameze dhe 2 kineze!

Policia ka arrestuar 3 vietnameze dhe 2 kineze që ushtronin prostitucion në banesa me qira…

LEXO ME SHUME