Categories Lajme

Dibranët dhe korçarët, më ‘atletët’, preferojnë të ecin në këmbë, tironsit dhe durrsakët të lindur për makinë, Vlora dhe Shkodra me…

Dibra dhe Korça janë qarqet me numrin më të ulët të automjeteve në vend. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, dibranët janë përdoruesit më të pakët të makinave në vend, pasi atje numërohen vetëm 103 automjete për 1000 banorë. Por nuk mbeten pas korçarët, ku referuar INSTAT, përllogaritet të ketë vetëm 112 makina për 1000 banorë që jetojnë në qarkun e Korçës. Me sa duket dibranët dhe korçarët preferojnë të ecin pak më shumë në këmbë se pjesa tjetër në vend.

Në vend të tretë për numrin e ulët të automjeteve në raport me popullsinë është qarku i Elbasanit, ku për vitin 2018 kishin në përdorim 116 makina për 1000 banorë. Nga ana tjetër edhe pse Kukësi është cilësuar si qarku më i varfër i vendit, kur vjen puna të numri i automjeteve, në vitin 2018 kishin 130 automjete për 1000 banorë, me një diferencë të konsiderueshme nga qarku i Dibrës që renditet i fundit.

Në qarkun e Fierit dhe të Beratit, në vend të pestë dhe të gjashtë, kanë përkatësisht 153 makina për 1000 banorë, ndjekur nga Gjirokastra me 171 makina për 1000 banorë, Vlora dhe Shkodra me 187, si dhe Lezha me 190 makina për 1000 banorë.

Nga ana tjetër Tirana dhe Durrësi mbajnë rekord për numrin e lartë të makinave, ku për vitin 2018 e tejkaluan numrin 200 për një banorë në këto qarqe, përkatësisht 201 për qarkun Durrës dhe 215 për qarkun e Tiranës. Sipas INSTAT gjatë të dhënave tre vjeçare 2016-2018, vihet re se mjetet rrugore për pasagjerë për 1.000 banorë kanë një tendencë rritje në numrin e tyre. Qarku i Tiranës zë 38,3 % të mjeteve për pasagjerë.

Gjatë periudhës 2016-2018, qarku me rritjen mesatarisht më të lartë të numrit të mjeteve për pasagjerë llogaritur për 1.000 banorë është qarku i Kukësit me mesatarisht 10,3 % mjete për 1.000 banorë i ndjekur nga qarku i Dibrës me 10,1 % mjete për 1.000 banorë. Qarku me rritjen mesatarisht më të ulët të numrit të mjeteve për pasagjerë është qarku i Tiranës me 2,5 % mjete për 1.000 banorë. Ndërkohë, për të njëjtën periudhë, qarku me rënien mesatarisht më të lartë paraqitet qarku i Gjirokastrës me 2,2 % mjete më pak për 1.000 banorë. /Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME