Categories Lajme

Digjen publikisht dhjetra kg lodra të rrezikshme në Kosovë

15 mostra të lodrave që Kosova i importonte janë dërguar për testim në laboratorin SGS në Holandë dhe 12 prej tyre kanë dalë të rrezikshme për përdorim nga fëmijët. Ndaj ato janë shkatërruar sot dhe Doganës së Kosovës i është kërkuar të mos lejohen të hyjnë më.

Në Kishnicë të Graçanicës është bërë asgjësimi i dhjetëra kilogramëve të 12 llojeve të lodrave për fëmijë që janë cilësuar si të rrezikshme për shëndetin e tyre. Agjësimi i lodrave të konfiskuara është bërë nga Inspektorati i MTI-së, njofton Klan Kosova. Këtë aksion e ndoqën nga afër Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala si dhe ai i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi.

Shala tha se inspektimet do të vazhdojnë edhe më tutje derisa ka kërkuar rritjen e numrit të inspektorëve në këtë Ministri. Ai tha se analizat lidhur me kualitetin e lodrave për fëmijë kishin një kosto prej 22 mijë eurove. Shala po ashtu shprehu gatishmërinë që këto teste t’i kryejë Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës për të cilët tha se do të interesohet që t’ua mundësojë akreditimin përkatës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME