Categories Lajme

Digjet flamuri grek në Ksamil nga persona të maskuar

Në mesin e një debati mes Shqipërisë dhe Greqisë për ndarjen e kufirit detar vjen një akt vandal. Në një video që qarkullon online nëpër rrjete sociale duken persona të maskuar dhe të armatosur që djegin flamurin grek.  Video e cila pretendohet se është realizuar në Ksamil, është shpërndarë në internet me mbishkrimin: “Mesazh për grekët nga jugu i Shqipërisë. Deti është i joni” (Ksamili).

Një ditë më parë presidenti Ilir Meta, me anë të një letre zyrtare, që Rtv Ora e disponon, i kërkoi informacion Ramës mbi deklaratën e kryeministri grek Mitsotakis për t’i zgjeruar ujërat territoriale të saj me 12 milje në detin Jon. Ndaj kryeministrit Rama, Presidenti kërkoi llogari për qëndrimin zyrtar të Shqipërisë dhe nëse qeveria është në dijeni të pasojave që mund të shkaktojë ky vendim.

“Kërkoj informacion mbi komunikimin me kryeministrin e Greqisë apo zyrtarë të tjerë mbi këtë çështje. Kërkoj informacion mbi qëndrimin zyrtar të qeverisë shqiptare ndaj vendimit të Greqisë për t’u zgjeruar dhe pasojave që mund të rrjedhin prej tij, përfshirë edhe ato ndërkombëtare.

Kërkoj informacion për veprimet që do ndërmarrë qeveria shqiptare ndaj pasojave që mund të vijnë prej një akti të tillë të njëanshëm të Greqisë” shkruan Meta në letrën drejtuar Ramës. Ndërkohë Ministri i Jashtëm, Nikos Dendias, para vizitës në Tiranë i tha shtypit vendas se Athina është e interesuar për bisedime të sinqerta me Tiranën që do të çonin më pas drejt një marrëveshje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME