Teksa po zhvillohen votimet në ShBA, Presidenti aktual Donald Trump, i cili kandidon për një mandat të dytë ka reaguar me një shkrim në Twitter duke i bërë thirrje amerikanëve që të dalin e të votojnë.
Trump i tregon arritjen e administratës së tij dhe bën premtimin për vitin e ardhshëm rreth situatës ekonomike duke thënë se do të futet në historinë amerikane si viti më i madh ekonomik.
“Dil & VOTO! Nën administratën time, EKONOMIA jonë po rritet me ritmin më të shpejtë me 33.1%. Viti i ardhshëm do të jetë VITI I MIRE I MADH EKONOMIK në Historinë Amerikane!”, shkroi Trump.
Më parë, Donald Trump ka kërkuar që të shpallet fituesi që ditën e sotme, por zyrtarët kanë paralajmëruar se procesi i numërimit të votave mund të zgjasë disa ditë.
