Categories Sport

Dilema e Berat Gjimshitit, pagë 2.5 milionë euro apo Champions Leaguen?

Pagën apo Champions League. Kjo është dilema pas së cilës është vendosur Berat Gjimshiti. Mbrojtësi i Kombëtares ka në dorë një ofertë nga Premier Liga që e tundon përballë luftës për kreun në Serinë A dhe pjesëmarrjes në Champions me Atalantën.

Fulham që drejtohet nga Scott Parker ofron për qendërmbrojtësin kuqezi tre fish të pagës aktuale si dhe një shifër prej 19 milionë eurosh për Atalantën, siç raporton “tuttomercatoweb”. Berat Gjimshiti është prej dy sezonesh një nga qendërmbrojtësit më të mirë të Atalantës.

Futbollisti i Kombëtares është shndërruar nga Gasperini në një ekspert të prapavijës me tre, duke qenë garanci e shtuar jo vetëm në veprimet në mbrojtje, por edhe në nisjen e aksioneve ashtu si edhe në goditjet standarde në zonën kundërshtare. Së fundmi, në ditët e fundit të merkatos së transferimeve, Fulham i ka ofruar shqiptarit 2.5 milionë euro pagë vjetore, krahasuar me vetëm 800 mijë euro që ai aktualisht përfiton me Atalantën.

Fulhami gjendet në zonën e rrezikut të rënies nga Premier Liga ndaj kërkohen përforcime më së pari në mbrojtje për t’ia dalë që të shpëtohet sezoni. Mbetet për t’u parë nëse trajneri Gasperini do të japë leje për largimin e njërit prej shtyllave të prapavijës dhe nëse vetë klubi italian do të mjaftohet me 19 milionë euro për kartonin e 27-vjeçarit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME