Categories Lajme

“Dilja rrugëve, me shpresën që të vrisja ndonjë njeri me ngjyrë”

Promovimi i filmit të fundit të Liam Neeson u anulua, në mesin e polemikave që kanë shkaktuar pohimet e fundit të tij se, dikur kishte pasur ndjesinë që donte të vriste një njeri të rastësishëm me ngjyrë, pas përdhunimit të një mikeshës së tij.

Shfaqja u pezullua vetëm dy orë përpara nisjes. Aktori i famshëm “Hollywood”-ian e mohoi të jetë racist, por fjalët e tij – të publikuara nga “The Independent”, – shkaktuan indinjatë.

Neeson pretendon se ka dashur që të çelë një debat më të gjerë mbi racizmin.

Komentet polemizuese, ai i bëri gjatë promovimit të filmit “Cold Pursuit”, një thriller i bazuar në një histori hakmarrjeje.

Aty nisi të tregonte sesi ishte ndierë kur kishte mësuar ngjarjen e rëndë të ndodhur mikeshës së tij.

“Ajo e përballoi në mënyrën më të jashtëzakonshme – tha aktori, – por unë dola nëpër rrugë me një shkop bejsbolli në duar.

E bëra këtë gjë ndoshta për një javë, me shpresën që dikush me ngjyrë të dilte nga ‘pub’-i e të kapej me mua, në mënyrë që të kisha arsye ta vrisja”.

“Për këtë, sot më vjen turp”, u shpreh ai.

Neeson shpjegoi më vonë se, përmes këtij rrëfimi kërkonte t’i nxiste njerëzit që të flasin për eksperiencat e tyre.

“Ne pretendojmë që jemi të gjithë ‘politikisht’ korrekt në këtë vend, por ndonjëherë mjafton të gërvishtësh pak sipërfaqen dhe zbulon se ka edhe këtu sa të duash racizëm e fanatizëm”, ka qenë komenti i yllit “Hollywood”-ian.

Neeson është i famshën në Shqipëri për serinë e filmeve ‘Taken’, ku zhduku një bandë me shqiptarë, të udhëhequr nga ‘Marko prej Tropoje’, të cilin e vrau.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME