Categories Lajme

“Dilni 10 minuta në diell”, ekspertja australiane tregon mënyrën

Një eksperte australiane është shprehur se dalja në diell për vetëm 10 minuta në ditë, mund të zvogëlojë në masë të madhe rrezikun e kontaktimit me COVID-19. Studiuesja e kancerit të lëkurës, Dr. Rachel Neale, theksoi se të pasurit nivele të ulëta të vitaminës D, rrit ndjeshmërinë ndaj virusit.

“Tani më shumë se kurrë nuk është koha të kemi mungesë të vitaminës D. Mungesa e vitaminës D, në organizëm, rrit rrezikun e shfaqjes së simptomave të koronavirusit, por edhe nëse prekemi, probabiliteti është më i madh të kemi simptoma më të agravuara. Kjo ndodh për shkak se vitamina D, ka efekt të rëndësishëm në sistemin imunitar”, tha Dr. Rachel.

Në një studim të vitit të kaluar, Rachel Neale, zbulonte se sasia e duhur e vitaminës D në organizëm, zvogëlonte rrezikun ndaj infeksioneve akute të frymëmarrjes. Sëmundje e cila, nëse bie kontakt me koronavirusin mund të dërgojë deri në fatalitet. Dr. Neale tha se vetë merr çdo ditë pesë deri në 10 minuta rreze dielli, për të stimuluar prodhimin e vitaminës D në trupin e saj. Megjithëse Rachel sugjeron që vitaminën D ta përfitojmë nëpërmjet rrezeve të diellit, ajo thotë se nëse njerëzit nuk kanë mundësi të dalin nga shtëpitë e tyre, ta marrin këtë vitaminë përmes medikamenteve.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Bashkëjetuesi dhunoi e kërcënoi me thikë partneren: 34-vjeçarja e frikësuar tenton vetëvrasjen

Dhuna dhe kërcënimet e bashkëjetuesit u bënë shkak që një 34-vjeçare në Fier të tentonte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat/ Atentati në Berat, kush janë “shënjestrat” dhe autorët

Një ngjarje e rëndë tronditi Beratin mbrëmjen e 2 janarit, ku fatmirësisht dy persona i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjike/ Aksident, Humbin jetën dy adoleshentë në Greqi, në gjendje të rëndë 17-vjeçari shqiptar…

Dy të rinj, 16 dhe 18 vjeç, kanë humbur jetën në një aksident rrugor në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor 3 janar/ Çfarë ndodh me euron dhe monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ U përplas nga furgoni, ja kush është 56-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një aksident tragjik ndodhi këtë mëngjes në Lezhë. Pranë mbikalimit Ishull- Lezhë, automjeti tip “Benz”,…

LEXO ME SHUME