Categories Lajme

Dimri rikthehet furishëm duke filluar nga nesër pasdite

Ndërkohë që iu gëzuam dy ditë motit të mirë, me temperatura të ngrohta dhe diell, fillimi i javës do të bëjë ndryshimin e madh duke na rikthyer në stinën e dimrit. I gjithë vendi do të përfshihet nga reshje të dendura shiu duke filluar nga e diela në mbrëmje deri të premten e javës së ardhshme. Rrjedhimisht, përmirësimi i situatës në zonat e përmbytura do të mbetet në mes.

Meteoalb bën me dije për abcnews.al se intensitete të larta të reshjeve priten orët e para të së hënës, mbrëmjen e së martës dhe gjatë gjithë ditës së enjte.

Gjatë së hënës do të ketë edhe kthjellime në Qendër dhe Jug, të mërkurën kthjellimet disa orëshe shfaqen edhe në veri të vendit ndërsa e premtja sjell kthjellime në gjithë Shqipërinë, kthjellime që do të qëndrojnë përkohësisht në vend.

Një përmirësim i situatës pritet pas datës 14 shkurt, përmirësim i cili shoqërohet edhe me rënie të temperaturave. Problematike, nga e diela deri mesditën e së hënës paraqitet era që do të arrijë shpejtësi prej 80 km/h në det të hapur duke gjeneruar dallgëzim mbi 6 ballë ndërsa 4-5 ballë pritet dallgëzimi në brigjet detare të Jonit dhe më pak në Adriatik.

Pasditja e së hënës dobëson erën në det megjithatë do të ketë herë pas here shkulme të forta ere gjatë rrebesheve në zonat lindore të Shqipërisë. Nga stuhi të forta ere me rrebeshe shiu do të përfshihen edhe vendet fqinjë Mali Zi, Kosova, Maqedonia Veriore si edhe Veriu i Greqisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME