Categories Lajme

Vlonjati: Gjysmë shekulli këpucar, S’kam kujt t’ia lë zanatin, kam klientë edhe biznesmenë

 Pano Vaja çdo ditë del nga banesa rreth orës 06:45 të mëngjesit i hipën biçikletës dhe në ora 07:00 hap dyqanin për të riparuar këpucë. Që prej vitin 1968, mbi gjysëm shekulli ai jeton me këtë punë. Në sistemin e kaluar kreu një vit kurs dhe mësoi këtë zanat. Deri në vitin 1990 ishte i punësua në ndërmarrjen e riparim shërbimit. “Në Vlorë profesionistë të vjetër si unë kanë mbetur vetëm 2-3 veta” tha ai. Ky zanat sipas tij ka punë gjithmonë. Veç rregullimit të këpucëve riparon dhe sende të tjera. “Kurrë profesionisti nuk ka falimentim. Kam klientelë. Mos jemi vetëm tek këpuca mund të rregullosh një valixhe dhe një çantë apo zinxhirin e një xhupi. Pra futesh dhe n galanteri. Klientela e vjetër nuk më ka ikur. Vijnë dhe të rinj për të rregulluar atlete. Kam dhe biznesmenë që i kanë të shtrenjta të paktë janë, po vijnë për ndonjë gjë delikate” tha ai.

Në rini për afro 25 vite, 68-vjeçari ka ushtruar dhe sporte. “Nga gjimnastika u mora dhe me mundje 25 vite tek Flamurtari pa lënë këpucarinë pas dore madje ndiqja dhe shkollën e mesme”. Dëshiron që ta trashëgojë këtë zanat falas. Po të rinjtë nuk kanë fare interes. “Kam bërë kërkesa kam dhe dëshirë t’i marr pa asnjë shpërblim, t’ju lë dhe dyqanin në dispozicion por s’kanë dëshirë.

Dhe fëmijët e mi i mora këtu i mësova zanatin këtu po ikën inxhinierë e jetojnë jashtë. Ju them e prindërve të të rinjve por nuk vijnë dhe më vjen keq shumë” tregon ai. Prej vitit 1990 dyqani i Panos  ndodhet në lagjen 24 maji e privatizoi atë dhe që ka krijuar një klientelë të sigurt që se ka lënë pa të ardhura.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME