Categories Lajme

Tentativa e gràbitjes së vilës në Kavajë, flet vjehrri: I pashë kur u futën, i zbrapsi nusja

ABC zbardh detaje të reja nga tentativa e grabitjes mbrëmë në Kavajë. I zoti i shtëpisë, Baki Guga u ka thënë uniformave blu, gjatë marrjes në pyetje,  se djali i tij ndodhej në Kavajë pasi kanë një biznes për tregtimin e materialeve të ndërtimit. Kurse ai vetë ishte në bankë për të firmosur disa dokumente dhe ishte kthyer në shtëpi pak minuta para ngjarjes.

Kryefamiljari ka treguar në polici se ai pa dhe dëgjoi tre grabitësit të futen nga dera kryesore. Pasi kaluan oborrin, në hyrjen e ndërtesës, ata u konfrontuan fizikisht me nusen e shtëpisë dhe vajzën e saj, e me pas janë larguar. Sipas  dëshmisë së Baki Gugës, tre grabitësit kanë qenë të maskuar, por ai nuk ka mundur të dallojë nëse kanë pasur armë.

Polica ende nuk ka një ide të qartë për autorët që tentuan të grabisnin në familjen Guga. Por sipas të dhënave paraprake dyshohet se grabitësit kanë pasur dijeni që në shtëpi nuk ndodheshin kryefamiljarët. Burime nga policia e Kavajës thanë se deklarimet e familjes Guga nuk i kanë ndihmuar efektivët blu në identifikimin e autorëve.

Vila  4 katëshe që ra pre e tentativës për grabitje, është e ruajtur edhe nga kamerat e sigurisë, pamjet e të cilave do te kqyren nga hetuesit. Fshati Karpen ka disa rrugëdalje, çka sipas policisë, vështirëson identifikimin e tyre. Djali i Baki Gugës jetonte jashtë Shqipërisë. Por  ka ardhur prej pak kohesh. Burimet nga policia thanë se ai nuk është treguar shumë bashkëpunues me uniformat blu për zbardhjen e ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME