Categories Lajme

Rekord rastesh të reja me covid dhe 13 humbje jete në 24 orët e fundit, 35 në Vlorë

Tjetër rekord të infektuarish në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 4539 testime të kryera në total kanë rezultuar pozitivë 1130 persona. Janë shëruar 656 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 50,875 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 431 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 535 raste në Tiranë, 82 në Elbasan, 59 në Kurbin, 46 në Durrës, nga 35 raste në Fier, Vlorë, 25 në Sarandë, nga 23 raste në Korçë, Berat, 18 në Shkodër, 16 në Kavajë, nga 15 raste në Lezhë, Mirditë, 14 në Pogradec, 13 në Kamëz, 12 në Kukës, 11 në Ura Vajgurore, 10 në Delvinë, 9 në Lushnje, nga 8 raste në Gramsh, Kuçovë, nga 7 raste në Krujë, Dibër, Kolonjë, nga 6 raste në Mat, Përmet, Cerrik, nga 5 raste në Librazhd, Divjakë, Roskovec, Peqin, Patos, nga 4 raste në Has, Tropojë, Mallakastër, Gjirokastër, Memaliaj, Vorë, nga 3 raste në Prrenjas, Skrapar, nga 2 raste në Devoll, Pukë, Tepelenë, Belsh, Bulqizë, Shijak, Maliq, Libohovë, nga 1 rast në Rrogozhinë, Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Malësi e Madhe, Himarë, Poliçan, Dropull, Këlcyrë.

Ndërkohë është shënuar një numër i lartë viktimash. Në 24 orë kanë ndërruar jetë 13 persona, konkretisht: 6 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Mirdita, 1 qytetar nga Klosi, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Delvina, 1 qytetar nga Kruja, të moshave 28 -80 vjeç.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi naë numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID”, apelon MSH.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME