Categories Kuriozitete

I pëlqeu seriali turk “Ertugrul”, 60-vjeçarja konvertohet në myslimane

Një 60-vjeçare nga Shtetet e Bashkuara është konvertuar në mysliman. Shkak për këtë është bërë seriali turk, i quajtur “Resurrection: Ertugrul”. Banorja e Wisconsinit e zgjodhi emrin mysliman, Khadija, pasi u konvertua në Islam. Ajo i tha agjencisë Anadolu se e gjeti serialin përderisa ishte duke kërkuar filma në platformën e famshme, Netflix.

“Ishte një histori për të cilën nuk dija asgjë”, u shpreh për serialin turk, duke theksuar se dialogjet e një personazhi i dhanë kuptim të ri jetës së saj dhe se ato fjalë e kanë bërë të mendojnë shumë e nganjëherë edhe të qajnë. 60-vjeccarja shtoi se i ka shikuar të gjitha episodet e serialit katër herë dhe se ka filluar t’i shikojë ato për herën e pestë. “Më pëlqen të mësoj histori të reja. Ishte diçka që m’i hapi sytë për atë që bëra tani rreth religjionit dhe u përpoqa të kërkoj më shumë”, tha qytetarja amerikane.

Seriali “Resurrection: Ertugrul”, i përshkruar shpesh si “Game of Thrones” i versionit turk, rrëfen për themelimin e Perandorisë Osmane në Anadollin e shekullit XIII. Në të paraqiten përpjekjet e Ertugrul Gazit, babait të sulltatin të parë të kësaj perandorie.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Shkurt 2026

Dashi Nëse keni pëlqim për dikë, mos hiqni dorë! Duhet të organizoni më mirë angazhimet…

LEXO ME SHUME