Categories Politike

Rama: Porti turistik bekim për ekonominë e Sarandës, jahtet “operacion” punësimi

Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet për rrugën e re të Sarandës duke deklaruar se ajo do të lehtësojë ndjeshëm trafikun në sezonin veror.

“Sarandë – Një rrugë e re turistike mbi qytet, e cila do të lehtësojë shumë ndjeshëm trafikun e mbingarkuar të sezonit veror, duke ofruar njëkohësisht një tjetër mundësi për të shijuar panoramën e gjirit të Sarandës” Rama tha se rruga nuk do të jetë thjesht asfalt por duhet të ofrojë panoramë turistike për pushuesit.

“Rruga do të jetë jo thjeshtë rrugë asfalti por me parametra turistike. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm me anët e rrugës me mbjellje pemësh dhe është shumë e rëndësishme të ketë një sens estetike dhe për të dhënë ndjesi pozitive nga pamja dhe peisazhi”, u shpreh Rama.

Ai tha se ndërtimi i një porti turistik është një bekim për ekonominë e zonës. “Ndërtimi i një porti turistik është një bekim për ekonominë e zonës. Nuk kemi atë që do të sjellë porti turistik me jahtet dhe punësimin që sjell një operacion i tillë. Kjo do të sjellë shumë njerëz që kujdesen për jahtet gjatë gjithë vitit që do të jenë këtu dhe të paguajnë këtu.

Nëse stacionet e jahteve që paguajnë tarifë vjetore shkojnë në 300-400 atëherë një ekip apo ekuipazh prej 3 personash çon në 1200 pagesa të personave që janë këtu. Damiani nuk e di çfarë ka me Himarën që e trajton vetëm si tokë, por edhe porti i Himarës mund të jetë pjesë e infrastrukturës që mund t’i japë energji ekonomike”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME