Ka perfunduar edhe ne degen e Partise Demokratike ne Sarande procesi i propozimeve te kandidaturave per deputet dhe Kryetar Bashkie. Ne krye te listes me numrin me te larte te propozimeve, sic raportojne mediat kombetare sot por dhe burime lokale, jane Jolio Dine dhe Kreshnik Bozho. I pari eshte ish-Kryetari i FRPD Sarande, kandidat per deputet ne 2017 dhe Anetar i Keshillit Kombetar te PD dhe i dyti, ish-Kandidat per Kryetar Bashkie ne Sarande ne 2015 dhe ish-Drejtor i Pergjithshem i Transportit Rrugor dhe Aluiznit te Tiranes gjate qeverisjes se Partise Demokratike.
Baza e partise i quan ata si me favorite per te garantuar vota maksimale per PD ne zgjedhjet e ardhshme edhe pse ambicjet jane te kunderta pasi Dine shihet si favorit per te qene deputet ndersa Bozho per te drejtuar Bashkine. Vlora News ka mesuar se nder te propozuar kane qene edhe emra te tjere, kryesisht nga Vlora e Tirana, per te qene pjese e listes shume emerore te Qarkut Vlore por dy te mesipermit kryesonin ne nivel lokal. Ne date 30 korrik perfundon faza e pare e procesit te propozimeve dhe vetepropozimeve dhe ne 1 gusht hyn ne pune komisioni i perbere nga Genc Ruli dhe Besnik Mustafaj, te cilet do te perzgjedhin emrat me te mire per te qene kandidate.

