Kjo nuk është hera e parë e as e fundit që besimtarët organizojnë mbledhje ndihmash për familjet në nevojë. Imami i xhamisë “Dine Hoxha”, Ahmed Kalaja tregon më shumë rreth nismës.
Kalaja: Kjo është fasheta e tetë që ne po nxjerrim, që do të thotë se ne sot po plotësojmë 1200 pako. Sot kemi për të shpërndarë 506 pako. Këto do të shpërndahen në Tropojë e në Malësinë e Madhe dhe në Delvinë. Rreth mesditës, kamionët e mbushur me ndihma u nisën drejt Tropojës dhe Malësisë së Madhe dhe do të vijojnë dhe në zona të tjera të vendit.