Categories Lajme

Diplomatët e teprojnë me shpenzimet

Kush blen çfarëdoqoftë, duhet të paguajë për të. Por kjo nuk vlen për një grup njerëzish që jetojnë në Zvicër: të huaj që punojnë në shërbimin diplomatik. Thjesht, ata mund të mos paguajnë dhe të mos kenë pothuaj fare frikë për pasojat e mospagesës, shkruajnë gazetat e “CH-Media”. Gjobat dhe puna e papaguar Dhe, me sa duket ka shumë shembuj të tillë. Gazetat në fjalë njohin raste në të cilat janë konsumuar dërgesa të tëra të ushqimeve dhe më pas nuk janë paguar. Ka edhe zejtarë që pasi kanë kryer punën e tyre, nuk janë paguar. Këtu përmendet një kompani që jep makina me qira në Gjenevë, e cila tashmë nuk bën asgjë pa kërkuar paradhënie nga diplomatët sepse ka pasur përvoja kaq të këqija deri më tani.

Për disa individë nga diplomacia, është shndërruar pothuajse një ritual të mos paguajnë gjobat e trafikut. Po si është e mundur një gjë e tillë? Personeli diplomatik ka imunitet dhe për këtë arsye është i mbrojtur nga autoritetet zvicerane sa u përket gjobave. Dhe, me sa duket disa po e shfrytëzojnë këtë: Sipas hulumtimit të realizuar nga “CH-Media”, punonjësit në ambasadat e huaja kanë lënë pa paguar fatura me vlerë prej rreth 1.4 milion frangash. Ndërsa shumat e faturave individuale variojnë nga disa qindra franga në disa qindra mijë.

Konventa e Vjenës mbron diplomatët Borxhet e përfaqësive të huaja dhe diplomatëve nuk mund të kërkohen përmes kërkesave për pagesë, zbatimit të borxhit dhe sekuestrimit, transmeton albinfo.ch. Është kështu për faktin se zyrtarët diplomatikë i mbron Konventa e Vjenës, transmeton albinfo.ch. Kreditorët privatë duhet të raportojnë drejtpërdrejt në EDA (Ministria e Jashtme e Zvicrës), e cila më pas raporton në ambasadën përkatëse dhe u kërkon atyre të paguajnë borxhet e pretenduara. Kërkesës ia bashkëngjet shënimin: Ligjet dhe rregulloret e shtetit pritës duhet të respektohen dhe, në veçanti, duhet të mbahen parasysh detyrimet kontraktuale ndaj palëve të treta. Por, si i realizojnë kreditorët (të dëmtuarit) të drejtat e tyre në rast se kjo nuk funksionon? Ato mbeten kryesisht të parealizuara. Opsioni i vetëm do të ishte ushtrimi i padisë në gjykatë dhe kërkesa për heqjen e imunitetit. Kjo është teorikisht e mundur, por nuk ka gjasa realizuimi në praktikë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME