Categories Lajme

Diplomatët rusë: Ish-presidenti afgan mbushi helikopterin me para, nuk i nxinte të gjitha dhe i lanë në…

Ambasada Ruse në Kabul ka dalë me një deklaratë të fortë sot për ish-Presidentin e Afganistanit, Ashraf Ghani. “Ish-udhëheqësi afgan i mbështetur nga Perëndimi, Ashraf Ghani, u largua nga vendi i tij me aq shumë para saqë nuk mund të futeshin dot të gjitha në helikopterin e tij, dhe ai u detyrua të lërë disa në aeroport”, ka deklaruar duke folur për RIA Novosti, zëdhënësi i ambasadës ruse në Kabul, Nikita Ishchenko, shkruan agjencia e lajmeve ruse “RT“.

“Katër makina ishin të mbushura me para. [Ata] u përpoqën t’i vendosnin të gjitha paratë në helikopter, por jo të gjitha arriten t’i fusnin. Disa nga paratë i lanë përtokë në katin e katërt”, shpjegoi Nikita Ishchenko, pa dhënë hollësi se si e mori informacionin.

Ashraf Ghani u bë president i Afganistanit në shtator të vitit 2014, moment i cili shënonte herën e parë në historinë e vendit që pushteti transferohej në mënyrë demokratike. Agjencia e lajmeve ruse “RT” vijon shkrimin e saj duke theksuar se që kur u zgjodh president i Afganistanit, “Ghani ka pasurf një marrëdhënie të ngushtë me SHBA, e cila ka derdhur gati një trilion dollarë në vend”.

Situata në Afganistan është intensifikuar në javët e fundit. Të dielën, militantët talebanë hynë në kryeqytetin e Kabulit dhe deklaruan se kishin marrë kontrollin e të gjithë vendit. Në të njëjtën ditë, Ghani u largua nga vendi, duke pretenduar se kishte dhënë dorëheqjen dhe kishte ikur për të parandaluar çdo gjakderdhje tjeter në kryeqytet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME