Diplomati më i lartë koreano-verior në detyrë në Itali ka bërë kërkesë për azil dhe tashmë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij, deklaruan sot për median disa deputetë koreano-jugorë pas një takimi me dyer të mbyllura me zyrtarë të lartë të shërbimeve sekrete koreano-jugorë.
Roma ndërkohë konfirmoi se nuk është në dijeni të një kërkese të tillë për azil. ‘’Misioni i ambasadorit të përkohshëm, Jo Song Gil duhet të përfundonte në fund të nëntorit të kaluar dhe ai është larguar nga kompleksi diplomatik në fillim të nëntorit së bashku me bashkëshorten e tij’’, thuhet në një prononcim për median të një anëtari të Parlamentit koreano-jugor’’, Kim Min-ki. Sipas një parlamentari tjetër, Lee Eun-jae shërbimet sekrete koreano-jugore (NIS) konfirmuan se diplomati ka kërkuar azil, por mesa duket nuk ka një informacion të saktë për vendndodhjen e tij.