Categories Lajme

Disa të rinj përplasin një 71-vjeçare në Itali, arratisen pasi e panë të vdekur, detaje

Një aksident fatal ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në Calcinelli.

Mediat italiane raportojnë se një grup të rinjsh, janë përgjegjës për vdekjen e një 71-vjeçareje.

Bashkëshorti 77-vjeçar, edhe pse i plagosur rëndë, ka arritur të kërkojë ndihmë duke u rikthyer në rrugë, por më pas i ka rënë të fikët.

Sipas mediave italiane, pesë të rinjtë që ndodheshin në një mjeti tip ‘BMW’, të cilët ishin larguar pak më parë nga një lokal Villanovaku kishin pirë alkool

Sipas dëshmive, grupi kishte pirë mjaftueshëm alkool, e më pas u nisën me shpejtësi në drejtim të Calcinelli.

Pas një parakalimi të rrezikshëm, ka ndodhur një përplasje kokë më kokë me një fuoristradë, e cila i kushtoi jetën 71-vjeçares. Ata zbritën nga makina dhe, ndonëse të gjakosur, në vend që të ndihmojnë të plagosurit u larguan.

Dy prej tyre u fshehën në shkurre, disa dhjetëra metra larg vendit të përplasjes, por u kapën pak më pas nga policia, ndërsa tre të tjerët arritën të arratiseshin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME