Ish-deputeti, njëherazi kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se ndryshimi i sistemit zgjedhor duhet të pezullohet, dhe të mos jetë produkt i negociatave të porsanisura mes maxhorancës dhe opozitës. Shehi tha në “Opinion” se ndryshimi i sistemit mund të nisë pas një viti, kur në skenë do të dalin faktorë dhe personazhe të reja. “Unë gjykoj që në një vit e gjysëm mund të ndodhin shumë gjëra, mund të dalin personazhe të reja, mund të ndryshojnë konjukturat. Mund të kemi në fushë një sërë faktorësh që mund ta kurbojnë këtë sistemin që është sot. Atëherë unë gjykoj që është më mirë që sistemi të lihet në një lloj “stand-by”, nëse gjykojnë që është më mirë ndryshimi i sistemit…a janë dakort të gjithë? Kjo është zgjidhje pragmatike”, u shpreh Shehi.
I pyetur nëse është gati të përballet me kundërshtarët në zgjedhje me sistem maxhoritar, Shehi tha se e pranon këtë sfidë. “Unë jo kokë për kokë përpl.asem, por vesh për vesh e hundë për hundë, se unë e dua atë gjë. Me maxhoritarin. Herën e fundit kam kaluar vitet më të vëshira politike, se të vendosin një numër dhe prit tani çfarë voton lagja komuniste. Ndërsa maxhoritari po. Unë do thoja nëse do të ndryshohet sistemi, duhet t’i nënshtrohet një gjykimi më të ftohtë, të gjithë sistemet janë të mira”, u shpreh Shehi.
