Categories Kuriozitete

Disleksia – Njerëzit me këtë sindromë mund të kryesojnë të ardhmen e njerëzimit

Për të gjithë ju që nuk e dini Disleksia është një sindromë e veçantë mendore dhe personat e identifikuar kanë probleme me leximin, ngatërrimin e germave dhe në të nxënë. Gjithashtu personat me këtë sindromë kanë tendencën të jenë Hiperaktivë dhe kanë probleme të fokusohen si dhe të kryejnë detyra që në bazën e tyre kanë procesin e përsëritjes.

Një nga personat më të famshëm në biznesin amerikan Richard Branson i identifikuar me këtë sindromë ka dhënë një mesazh mjaft të fortë se si njerëzit me këtë sindromë do t’i japin formë të ardhmes së njerëzimit.

Sipas tij, Disleksia është faktori më i rëndësishëm në suksesin e tij dhe njerëzit që e kanë atë janë ata të cilët do të kenë aftësitë e duhura për profesionet e së ardhmes.

Sipas Branson një nga pikat e forta që njerëzit me Disleksi kanë është se ata kanë një imagjinatë shumë të zhvilluar, duke përmendur edhe emra si Thomas Edison, Henry Ford dhe Steve Jobs, që pretendohet se janë identifikuar gjithashtu.

“Disleksia më ndihmon të mendoj për objektiva shumë të mëdha, por t’i mbaj mesazhet e thjeshta në kompaninë time. Bota e biznesit shpeshherë humbet në shifra dhe të dhëna – dhe teksa këto janë të rëndësishme, aftësia për të ëndërruar, konceptualizuar dhe inovacion është ajo çfarë ndan suksesin nga dështimi. ”

Biznesmeni i suksesshëm shtoi më tej se aftësitë e lidhura me Disleksinë do të jenë tepër të nevojshme në profesionet e botës së re.

“Zgjidhja e problemeve, kreativiteti dhe imagjinata do të kenë kërkesa shumë të larta me rritjen e Inteligjencës Artificiale dhe automatizimit të punëve.” – tha Branson.

“Ne duhet të ndalojmë përpjekjet për t’i detyruar fëmijët të mendojnë të gjithë në të njëjtën mënyrë. Ne duhet të mbështesim dhe promovojmë të gjithë llojet e diversitetit në neurologji dhe të inkurajojmë imagjinatën, kreativitetin dhe zgjidhjen e problemeve” – shtoi ai më tej.

Nocioni se aftësitë kreative do të bëhen shumë të rëndësishme në të ardhmen është shumë i njohur. Bota po shkon drejt automatizimit të punës dhe robotët pritet të kenë një rol më të madh në jetët tona në të ardhmen. Në këtë mënyrë njerëzimit i duhen aftësitë të reja për të përballuar sfidat që do të sjellë koha.

SCAN

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME