Categories Lajme

Dita e dytë e Kongresit Zgjedhor të PS, ja axhenda

Po zhvillohet në këto momente dita e dytë e Kongresit zgjedhor të Partisë Socialiste.

Gjatë kësaj mbledhjeje pritet të ketë diskutime me tema si rindërtimi pas tërmetit, pakti për Universitetin, drejtësia, energjia, turizmi, legalizimet dhe integrimi evropian.

Kongresi do të ndahet në 3 pjesë. Pjesa e dytë nis në orën 12 me dy raporte:

Raporti i Komisionit të Verifikimit të Mandateve, Kryetari i Komisionit nga Shpëtim Cami dhe raport mbi gjendjen e strukturave të PS, Sekretari Organizativ dhe i Koordinimit Elektoral të PS, Arben Pëllumbi.

Më tej, sekretari për Koordinimin e Këshillave të Rajoneve në PS, Ilir Beqaj do të bëjë prezantimin e programit “Shqipëria që duam 2030”.

Ndërsa, deputeti Alket Hyseni do të bëjë prezantimin e ndryshimeve dhe përmirësimeve në Statutin e Partisë.

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla që do të prezantojë axhendën politike të PS, deri në qershor 2021.

Seanca e tretë nis me organizimi i procesit të votimit dhe numërimit të votave për zgjedhjen e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare dhe të Komisionit të Garancive Statutore dhe Etikës të partisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME