Categories Lajme

Dita e shenjtë e bektashinjve bën bashkë ministrin Klosi dhe Metën, presidenti firmos peticionin: Mali i Tomorrit, Park Kombëtar

Presidenti i vendit Ilir Meta, ka shprehur dakordësinë e tij që Mali i Tomorrit të shpallet Park Kombëtar. Meta ka firmosur edhe peticionin e ndërmarrë nga Smile Albania dhe ministri i Turizmit, Blendi Klosi. Të rinjtë e Smile Albania, Ministri Klosi, si dhe presidenti Meta janë bërë bashkë në festën e Pelegrinazhit në Malin e Tomorrit, ku mijëra besimtarë në 5 ditë ngjisin malin dhe bëjnë kurban.

Ministria e Turizmit prej kohësh ka propozuar që Mali i Tomorrit të shpallet i gjithi Park Kombëtar por gjykata Administrative e Tiranës nuk ka rënë dakord dhe në këtë mënyrë makineritë e rënda të guroreve që operojnë aty vijojnë të shkatërrojnë malin.

Park Kombëtar i Malit të Tomorrit sipas ministrit Klosi i përket të gjithëve dhe duhet mbrojtur pa kushte. Të rinjtë e Smile Albania në Berat vijuan mbledhjen e firmave edhe në ditët e pelegrinazhit në malin e Tomorrit duke dëshmuar ditë pas dite interesin dhe këmbënguljen e banorëve dhe turistëve për të mbështetur mbrojtjen e kësaj pasurie natyrore.  Ndërkohë mbledhja e firmave do të vijojë edhe në ditët në vijim, në Tomorr dhe në atraksione të tjera turistike të Beratit, për t’ju drejtuar më pastaj organeve të drejtësisë, si argument i padiskutueshëm për rrëzimin e vendimit të Administratives.

Në lidhje me këtë vendim të gjykatës ka reaguar edhe kryeministri Rama duke thënë se Mali i Mrekullueshëm i Tomorrit do do t’i zmbrapsë barbarët e guroreve.


Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Fier–Lushnjë, automjeti bie në nënkalim; shoferi mbetet i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Fier-Lushnjë, në afërsi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali. Si pasojë e aksidentit ku jetën tragjikisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperatura përvëluese, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e enjte, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT\ Shpëtohen dy të rinj në Ksamil, Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone

Policia në Ksamil ka shpëtuar nga mbytja dy të rinj me pedalone. Ngjarja ka ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qafë Mollë/ Zjarri vijon prej 10 ditësh, digjen 8 hektarë pyje

Një zjarr i rënë rreth dhjetë ditë më parë në pyjet e zonës së Qafë-Mollës,…

LEXO ME SHUME