Në kuadër të Ditës Kombëtare të Depistimit të Kancerit të Gjirit në Fier u organizua një marshim sensibilizues. Bashkia e Fier iu bashkua dje tubimit sensibilizues organizuar nga njësia vendore e Kujdesit Shëndetësor Fier në kuadër të “Tetorit Rozë”.Në shenjë solidariteti e në vijim të fushatës ndërgjegjësuese për diagnostifikimin në kohë të kancerit të gjirit, përpos simbolikave synohet mbi të gjitha shpërndaja e informacionit mbi rëndësinë e këtij depistimi dhe rrezikun e kësaj sëmundjeje.Përmes këtij marshimi sensibilizues me pjesmarrjen e grave, vajzave si dhe përfaqësuesve të pushtetit vendor, u përcoll mesazhi se beteja me këtë patologji mund të fitohet nëse ekzaminohet në kohë.“Le të veprojmë së bashku për të mposhtur kancerin e gjirit” ishte mesazhi që u përcoll në marshimin sensibilizues, për të ndërgjegjësuar gratë dhe vajzat në luftën kundër kancerit të gjirit. Mjekët apelojnë që pas moshës 20-vjeçare duhen shpeshtuar ekzaminimet e gjirit.