Në kuadër të ditës ndërkombtare të trashgimnisë kulturore në fshatin Gjorm të Vlorës u organizua festa e përvitshme e këtij fshati. “Gjormi Feston ” me isopolifoni labe, këngë dhe valle popullore të zonës, në një takim brezash i cili sherben mesemiri per trashgimin e vlerave kulturore, tradites, zakoneve.
Kenge dhe valle labe te interpretuara nga djemt dhe vajzat e Gjormit te rikthejne edhe njehere vite me pare ne kohe, kur Gjormi i populluar me djem dhe vajza, burra dhe gra, tashme shumica te larguar mblidheshin ne qendren e fshatit per te festuar.
Festa e fshatit Gjorm perkon edhe me nje ngjarje e cila vite me pare cilesohej si nje “Enderr “.105 vite me pare u hap ne Gjorm shkolla e pare 8 vjecare ” Halim Jakup Kaja “, si dhe kjo dite perkone gjithashtu me 30 vjetorin e hapjes se shkolles se mesme te Gjormit “Hamdi Rrapi “, per tu dhene keshtu mundesine brezave te rinje te fshatit te ndiqnin rrugen e dijes.Mesuesi i pare i shkolles se mesme te Gjormit, Luftar Askushaj, tregon me nostalgji momentin kur celi dyert shkolla e mesme ne Gjorm.
Dita nderkombretare e trashgimnise kulturore, si dhe momenti i shume pritur ku 105 vit me pare u hap shkolla e pare 8 vjecare e Gjormit, bene bashke te rinj dhe te reja, burra, gra dhe te moshuar, ne nje aktivitet ku mbizoteruan vallet popullore te zones si dhe kenge labe nga repertori i pasur i isopolifonise te Gjormit, ne nje feste te pervitshme qe tashme eshte kthyer ne tradite.










