Categories Lajme

Dita nis me kthjellime, si do të ndryshojë moti orët në vijim

Deri në orët e mesditës parashikohet që kthjellimet të jenë mbizotëruese në pothuajse gjithë vendin tonë, ku intervalet e gjata me diell do të jenë më presente në zonat bregdetare dhe në qytetet e zonës së ulët. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës do të kemi shtim gradualisht të vranësirave të cilat më të dukshme priten të jenë në zonat Veriore të territorit Shqiptar, por nuk do të mund të sjellin reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 2°C deri në 22°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor kryesisht duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve të shumta në pothuajse gjithë territorin e Kosovës, ku më të dukshme orët me diell do të jenë në zonat perëndimore dhe Jugore. Ndërsa pasditja dhe kryesisht mbrëmja do të shfaqin vranësirat në të gjithë vendin, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të riten në Kosovë, ku maksimumet do të ngjiten edhe në 15°C.

Maqedonia e Veriut

Kushtet e qëndrueshme atmosferike kanë përfshirë të gjithë territorin e MV duke bërë që deri në orët e pasdites pothuajse i gjithë vendi të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave. Ndërsa në vijim pritet që vranësirat të bëhen më të dukshme në territor, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Veriperëndimore gjatë orëve të vonë të natës. POR nuk do të mundë të sjellin reshje në MV.

Rajoni dhe Evropa

Zhvillimi i Ciklonit të Islandës do të diktojë kushtet atmosferike në pothuajse të gjithë kontinentin Europian duke sjellë mot të paqëndrueshëm, ku vendet nordike dhe Lindja e kontinentit paraqiten me vranësira dhe reshje dëbore. Gjithashtu me reshje shiu paraqitet Evropa Qendrore dhe Veriu i rajonit të Ballkanit. Ndërsa pjesa tjetër e gadishullit të Ballkanit dhe Evropa Jugperëndimore parashikohet të jenë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EMRI/ Në kërkim për vrasje, arrestohet 40 vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 40-vjeçar, të shpallur në kërkim për tentativë vrasje. Burime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, sa shkojnë temperaturat në fundjavë

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga rryma ajri më të ngrohta mesdhetare ku presim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME