Categories Lajme

Ditëlindje në Vit të Brishtë/ Kush janë vogëlushët që lindën sot në Tiranë, e veçanta e 29 shkurtit

Ali, Katalea, Soni dhe Joel janë 4 të porsalindurit e 29 shkurtit të 2024, që konsiderohet si Vit i Brishtë, për faktin që kjo datë përsëritet vetëm një herë në katër vite. Ishte ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ajo që dha lajmin e ëmbël për ardhjen në jetë të 4 vogëlushëve në Maternitetet “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni”.

“Ali, Katalea, Soni dhe Joel, kanë ardhur sot në jetë në ditën më të veçantë të vitit, 29 shkurt, datë që vjen vetëm një herë në katër vite. Vogëlushët e porsalindur në Maternitetet “Mbretëresha Geraldinë dhe “Koço Gliozheni”, si dhe nënat e tyre, gëzojnë shëndet të plotë falë përkujdesjes profesionale dhe me përkushtim të stafit të mjekëve dhe infermierëve dhe ne i mirëpresim me dhuratën e “Bonusit të Bebes”, mbështetja direkte financiare për familjet që jetojnë dhe kontribuojnë në vendin tonë.

Gjatë dy muajve të parë të këtij viti, vetëm në këto dy maternitete, kanë ardhur në jetë 1490 fëmijë “, shkruan ajo. Vogëlushët do të duhet  ta festojnë ditëlindjen e tyre një ditë më parë ose një ditë pas, pra më 28 shkurt apo më 1 mars, gjatë viteve që shkurti ka 28 ditë. Specialistët kanë llogaritur se shanset për të lindur në vitin e brishtë janë përafërsisht 1 në 1.500.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME