Hyrjet Merkohitoj është 60 vjeç dhe rakinë e zien që prej vegjëlisë. Sot e gjejmë me bashkëshorten duke përgatitur kazanin dhe zjarrin nw fshatin Dukat.
Dikur fermentimi i rrushit dhe distilimi me metoda artizanale bëhej për konsum familjar, por ekonomia e tregut i ktheu banorët e Dukatit në rakishitës. Edhe pse mundi paguhet pak sipas tyre.
Në fshatin Dukat nuk janë vetem burrat që merren me prodhimin e rakisë por dhe gratë të cilat ruajnë traditën.
Zonja është ndër të paktat gra në këtë fshat që merren me nxjerrjen e rakisë, traditë të cilën nuk duan ta humbasin duke ua trashëguar brezave me radhë.