Categories Lajme

Divorci i bujshëm i Behgjet Pacollit me Anna Oxa-n: Ajo i ktheu mbrapsht gjithçka…

Një nga divorcet më të bujshme është edhe ai mes biznesmenit Behgjet Pacolli dhe këngëtares me origjinë shqiptare Ana Oxa. Lidhja e tyre nisi në vitin 1999 dhe përfundoi në 2002-in. Ishte një problem shëndetësor i këngëtares që i bëri bashkë, ku Pacolli i dërgoi dy mjekë që të kujdeseshin për të.

Për ndarjen e tyre, Pacolli fajësoi motrën e Anës, e cila sipas tij ishte xheloze për raportin. Ish-presidenti i Kosovës ka rrëfyer se Anna Oxa i kishte kthyer çdo dhuratë që ai i kishte bërë pas divorcit, duke e cilësuar një zonjë fisnike. Këtë të Martë në “Opinion” në Tv Klan është folur pikërisht për këtë divorc.

-Ndarje e bujshme, ai në fakt ka thënë në “Opinion”, kishim një mospërputhje, flinte ditën dhe punonte natën, unë flija natën dhe punoja ditën. Kështuqë nuk takoheshim. Në librin e tij shkruan me shumë seriozitet për këtë.

Agim Baçi: Edhe mënyra se si iku ajo  duke i thënë se nuk kam nevojë për asgjë tënden. Momenti i ikjes së saj është i barasvlefshëm me gjestin e Pacollit kur i çoi asaj dy mjekë. Edhe ajo ia di.

-Kjo ka pasur një nga dasmat më të bujshme që është zhvilluar në Zvicër apo jo? Secili nga të ftuarit mori një pikturë të Ibrahim Kodrës dhuratë dhe ftesa ishte bërë nga ai.

Iva Tiço: Ka qenë ndër dasmat më të bujshme dhe mediatike, dhe një nga çiftet që bëri një bashkim shumë të bukur, po të kishin vazhduar bashkë do ishte një simbiozë shumë e bukur. Ishte një super çift, do ishin të dy të pandalshëm!

Helidon Haliti: Ky rasti i Kodrës është vërtet pikant, por më pëlqejnë shumë si çift të jem i sinqertë dhe më vjen mirë që Ana Oxës që këndonte në skenë gjithmonë zbathur, iu dha rasti të vishte këpucë në dasëm. Duhet patjetër të vishte diçka fantastike sepse donte patjetër të shkelte skenën, në pamundësi për të shkelur burrin e vet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME