Categories Kuriozitete

‘Divorcohu!..’, zbulohet letra që mbretëresha Elisabeth i ka dërguar Dianës

Intervista me gazetarin anglez Martin Bashir në vitin 1995, sinjalizoi fundin e martesës së princeshë Dianës me princin Charles. Në intervistë, ajo tregoi  për lidhjen e saj me James Hewitt dhe aludoi për lidhjen e princit Charles me Camilla Parker Bowles. Ekspertja e familjes mbretërore Angela Mollard pretendon se mbretëresha Elizabeth ishte e para që e nxiti këtë ndarje.

 

Sipas saj, mbretëresha i dërgoi Dianës një letër ku i kërkonte të divorcohej nga djali i saj. Mollard vuri në dukje se princi Charles dhe princesha Diana më parë kishin nënshkruar një marrëveshje konfidencialiteti, ku ata nuk mund të diskutonin detajet e ndarjes ose martesës së tyre. Në fakt, Diana fajësoi pabësinë e Charles për problemet e tyre martesore dhe shtroi shumë pyetje në lidhje me aftësinë e tij për të sunduar monarkinë. Intervista u transmetua dy vite para se Princesha Diana të vdiste në një aksident tragjik me makinë në Paris në vitin 1997.

Duke patur parasysh mënyrën se si u transmetua intervista në BBC, kishte shumë biseda në atë kohë se si do të reagonte mbretëresha Elizabeth. Intervista e transmetuar ndikoi shumë në jetën e familjes mbretërore për shkak të fjalëve që rrëfeu princeshë Diana.

Mbretëresha Elizabeth nuk ishte personi i vetëm në familjen mbretërore që u mërzit nga intervista e Dianës, pasi edhe  princesha Margaret ishte gjithashtu e zemëruar për atë që u trasmetua në televizionin kombëtar. Gjatë një interviste, eksperti mbretëror Craig Brown zbuloi se Princesha Margaret ndihej sikur Princesha Diana kishte tradhëtuar të gjithë familjen.

Princi Uilliam në atë kohë ishte adoleshent dhe gjithashtu raportohet se ishte zemëruar me nënën e tij për diskutimin e çështjeve private me shtypin. Mendimi i Princit William për situatën ndryshoi kur u rrit, ku ai e ndjen shumë mungesën e saj.

Duka i Kembrixhit dhe vëllai i tij i vogël, Princi Harry, ende fajësojnë paparacët për vdekjen tragjike të nënës së tyre. Mbretëresha Elizabeth nuk ka komentuar ende rreth letrës së saj ku pretendohet se ia ka dërguar Princeshës Diana.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME