Mjeku i njohur Dhimitër Kraja, i dalë në pension, u rikthye në krye të detyrës për të ardhur në ndihmë kolegëve në betejën me koronavirusin. Por Kraja u infektua ndërsa ishte në kryer të detyrës. Tani ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe është rikthyer sërish në punë. Djali i tij, Dj i njohur shqiptar Vik Kraja tregoi se u sho kua kur mori vesh lajmin që babai i tij ishte infektuar me koronavirus. Ai shtoi se babai i tij është një partizan i betuar i mjekësisë ndaj vendosi të jetë në vijën e parë të frontit në lu ftën ndaj COVID-19.
“Doktori është zjarr, është rikthyer sërish në punë. Të hënës pasi kaloi kohën e karantinës dhe i dolu përgjigja negative është rikthyer përsëri në detyrë dhe po i shërben si shqiptarëve.
Pak a shumë isha njoftuar deri diku që babi kishte dalë pozitiv por kur e pashë lajmin në media u shqetësova, më ra si bo mbë. Nuk e di pse, sepse pak a shumë e di njeriu se cfarë po ndodh. Ishte një ndjesi shumë sho kuese. Por si gjithë mjekët që kanë bërë betimin e hipokratit sidomos babai im që ka shërbyer në mjeksi për rreth 40 vite është partizan i betuar i mjekësisë,”- tha Vik Kraja i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”.Panoramaplus.al