Categories Lajme

Djali humbi jetën në Siri, prindërit u nisën për të gjetur trupin, por mbetën në kamp

Dragostunja në Librazhd është një prej fshatrave nga ku familje të tëra u nisën drejt Sirisë. Një prej rasteve është ai i Ali dhe Ruzhdie Balliut, të cilët në atë kohë thanë se do të shkonin për të kërkuar djalin që ishte nisur drejt vendit në konflikt. 6 vjet më pas, Rruzhdie Balliu rezulton se jeton në kampin Al Hol, ndërsa për burrin nuk dihet!

Kamera e RTV Ora ishte në Dragostunjë, fshatin ku nis historia. 6 vjet më parë, Ali dhe Ruzhdie Balliu nga Dragostunja e Librazhdit u nisën bashkë drejt Sirisë në kërkim të të birit që u kishte thënë se do të shkonte për studime në Arabinë Saudite, por përfundoi luftëtar i Shtetit Islamik. Ata janë prindërit e Idajet Balliut, të riut në këtë foto që u vra si luftëtar i Kalifatit më 15 gusht të vitit 2015, në Alepo.

Prej asaj kohe, burrë e grua mbetën atje në mes të luftës, pasi misioni për të kthyer djalin në shtëpi dështoi. Vëllai i Ali Balliut: Nuk vajti as luftëtar, as nuk ka qenë i rrezikshëm. Shumë fetar nuk ka qenë. Kur i ashtuquajturi Shteti Islamik u shkatërrua nga koalicioni ndërkombëtar, Ali dhe Ruzhdie Balliu ashtu si shumica e familjeve shqiptare që ishin pjesë e luftës u ndanë. Gruaja përfundoi në kampin Al Hol, aty ku janë edhe shumë shqiptarë të tjerë. Ndërsa fati i Burrit nuk dihet nëse është gjallë.

Vëllai: I presim të na kthehen. I presim dita-ditës. Por Ali dhe Ruzhdie Balliu nuk janë të vetmit Banorë të Dragostunjës që udhëtuan në Siri. Shyqyri Kasa po ashtu është bërë pjesë e luftës atje. Për banorët e Dragostunjës, historitë e tyre janë të njohura. Por siç e kanë kodin në fshatrat e vogla, për të njohurit ca gjera nuk thuhen.

Ndaj ata i shmangin komentet. Banorët e Dragostunjës në Librazhd janë të njohur si besimtarë të devotshëm myslimanë. Por disa vite më parë, një grup të rinjsh kryesisht të shkolluar në lindjen e mesme futën në fshat frymën e një Islami të ndryshëm nga ai Tradicional dhe të njohur nga Komuniteti Mysliman.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Himarë/ 74-vjeçari gjendet pa shenja jete në dhomën e hotelit në Jalë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në Jalë, në Bashkinë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 31-vjeçari dërgohet me urgjencë drejt Traumës, U rrëzua në greminë, duke mbledhur çaj mali

Drilon Agolli, 31 vjeç u rrëzua ditën e djeshme nga një shkëmb në Malin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanionet e Gjipesë, nxirren 4 turistët e bllokuar në greminë

Katër turistë u bllokuan në kanionet e Gjipesë, pjesë e territorit të Bashkisë së Himarës, mesditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME