Categories Lajme

“Garojmë, të shohim sa gaz nxjerr makina juaj”, fjalët e vajzës që sollën aksidentin

Katër ditë më parë një aksident tragjik i mori jetën 17 vjeçarit Kristian Vasili, e ndërsa 5 persona të tjerë mbetën të plagosur. Duke iu referuar dëshmive që tre nga të plagosurit që ndodheshin në mjetin tip Benz me targë AA 131 ZZ kanë dhënë para grupit hetimor, Report Tv mëson dinamikën e plotë të ngjarjes.

Automjeti tip Benz drejtohej nga 18 vjeçari Fatjol Fusha, i cili menjëherë u arrestua nga policia si shkaktari i aksidentit. Mjeti i tij u përplas me një mjet tjetër tip “Porsche” i parkuar anës rrugës. Por, si qëndron e vërteta e garës me makinë që Fusha po bënte në aksin Sauk-Teg mbrëmjen e 10 Nëntorit.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se të rinjtë kanë pohuar se në mjetin tip Benz ndodheshin 4 persona, mes të cilëve edhe Kristian Vasili, e ndërsa një mjet tjetër që lëvizte pas tyre e që drejtohej nga një femër ende e paidentifikuar nga policia, u ka thënë atyre “Garojmë, të shohim sa gaz nxjerr makina juaj”. I ndodhur edhe nën efektin e alkoolit, të njëjtat burime sqaruan se Fatjol Fusha ka lëvizur me 200 km/h, e ndërsa teksa ka humbur kontrollin e mjetit është përplasur me mjetin tip “Porsche”, i parkuar anës rrugës.

Nga ana tjetër mësohet se dy pasagjerët që ndodheshin në sediljet e pasme të Benz-it nuk kishin vendosur rripin e sigurimit, çka ka bërë që nga disa rrotullime që mjeti ka bërë në rrugë, trupat e dy të rinjve të përfundonin në rrugë. Të lënduar në këtë aksident mbetën 19 vjeçari Alban Dervishi, Rei Oka, 18 vjeç, Armando Kuqo, 25 vjeç, Ema Deliu, 25 vjeçe dhe i arrestuari Fatjol Fusha 18 vjeç.

Ndrërkohë, në dy ditët e fundit Policia Rrugore ka ndërmarë një sërë masash në aksin Sauk-Teg, ku vetëm mbrëmjen e djeshme, për 4 orë u janë hequr patentat 82 drejtues mjetesh të cilët lëviznin me shpejtësi tejet të lartë që varionte nga 140 deri në 204 km/h.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

RENEA ‘zbarkon’ në Mirditë, nis kërkimet për Elson Reçin, personin e akuzuar nga SPAK për vrasjen e Preng Gjinit. Në banesë gjendet vetëm vëllai i tij

Aksioni erdhi pas informacioneve se në territorin shqiptar mund të ishte futur Elson Reçi, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Sazani”/ Municionet e pashpërthyera vënë në rrezik resortin e Jared Kushner në Shqipëri

Në anën perëndimore të ishullit të Sazanit, aty ku dallgët përplasen me shkëmbinjtë e thepisur,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME